Të paktën një person ka vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur nga një aksident në qendër të qytetit të Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se dyshohet se aksidentin e ka shkaktuar një kamion transportues. Sipas Hashanit, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht.

Ndërkaq, Nisret Hajrullahu, drejtor i Emergjencës në Gjilan, tha se janë duke trajtuar të plagosurit nga ky aksident.

“Nga aksidenti që ka ndodhur në orët e pasdites, shumë të lënduar janë sjellë në emergjencë. Ende nuk dihet numri i saktë i të lënduarve”, tha Hajrullahu.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë përmes një postimi në Facebook, se “sipas informatave të para, kamionit nuk i kanë funksionuar frenat” dhe shtoi se përveç dëmeve në njerëz,

në këtë aksident janë përfshirë edhe dhjetëra vetura dhe ka dëmtim të pronës publike.