Banka e Shqipërisë tashmë ka hedhur në në qarkullim kartmonedhat e serisë së re, përkatësisht prerjet 200 dhe 5000 mijë lek. Kartmonedhat e reja përmbajnë të njëjtën tematike pasi në to shfaqen figurat më të rëndësishmë të Shqipërisë.Në këtë kuadër Banka e Shqipërisë ka zhvilluar në ambjentet e hotel “Colosseo” në qytetin e Shkodrës një takim

me punonjës të filialit të postës në Shkodër, OSHEE-së dhe Ujësjellësit. Mimoza Deda specialiste pranë departamentit të emisionit në Bankën e Shqipërisë tregon se nga ndryshojnë kartmonedhat e reja nga ato të vjetra, dhe se si një qytetarë I thjeshtë mund të dallojë kartëmonedhën false nga ajo origjinalja.

Kalendari i hedhjes në qarkullim për kartmonedhat e tjera do të jetë një proces në vazhdim nga viti 2020 e deri në 2022-shin.

Deda thotë për kartmonedhat ekzistuese, qytetarët nuk kanë përse të shqetësohen ato do të vazhdojnë të përdoren si mjet pagese bashkë me kartëmonedhat e reja.