Edhe në Shkodër është ndjere mbrëmë festa e Halloween. Me maska të ndryshme, kostume që personifikojnë personazhe te frikshme të historive dhe legjendave urbane ,

femijet mbushën rrugën kryesore të qytetit për Halloween, një festë kjo që po kthehet në traditë.

Por a e dinë shumica e të rinjve që e festojnë se çfarë është kjo festë?

Halloween” është festa e shtrigave, fantazmave, monstrave, e cila simbolizon datën e ringjalljes të të gjithë shpirtrave sipas gojëdhënave dhe legjendave që prej viteve 1745.

Sipas traditës amerikane, me datën 31 zbresin në tokë shpirtrat e këqinj që kanë një peng dhe për të larguar mallkimin prej tyre, njerëzit dekorojnë shtëpitë me një kungull ngjyrë portokalli. Një festë që origjinën e ka nga Amerika por që po merr përmasa të mëdha dhe në shqipëri.

Artikulli paraprakDAJÇI PËRBALLË PËRMBYTJEVE
Artikulli tjetër“RRUGA E KARINËVE” I NËSHTROHET RIKONSTRUKSIONIT