Kjo është Fatbardha Nasufi 43-vjeçarja egjiptiane e cila prej vitesh jeton në qytetin e Shkodrës. Fatbardha është nënë e 3 fëmijëve dhe 2 vitesh është njohur me qendrën multifunksionale “Për Familjen”, përmes Rudina Krujës, specialiste e njësisë për mbrojtjen e fëmijëve.

43-vjeçarja tregon se përmes bashkëpunimit me qendrën komunitare “Për Familjen” nr.5 ka mundur të përfshijë fëmijët në aktivitete sportive dhe kulturore.

Fatbardha tregon edhe për donacionet që qendra multifunksionale ka bërë në disa raste në ndihëm të familjes së saj, por jo vetëm.

43-vjeçarja Fatbardha Nasufi, përmes anëtarësimit në qendrën komunitare pranë vendbanimit të saj jo vetëm që ka siguruar një punë serioze dhe të përmuajshme, por tashmë e ka më të lehtë të mbulojë shpenzimet e nevojshme për familjen e saj.

Artikulli paraprakM.MADHE, MJERIMI NË FAMILJEN GJONI: DUAM STREHIM
Artikulli tjetërSHKODËR, “DITËT E HAPURA” NË SHKOLLËN AUSTRIAKE