Siguria e levizjes se mjeteve pergjate superstrades ne dalje te Lezhes dhe drejt Shengjinit nuk do te cenohet me nga pemet gjysem te kalbura qe ndodhedhin perbri saj.

Edhe per kembesoret nuk do te kete me rrezik. Sapo OSHEE mundeesoi nderprerrjen e energjise dhe largimin e kabllove elektrike nga pemet,

bashkia e Lezhes nderhyri per prerjen e tyre qe ishin thuajse ne renie. Policia rrugore dhe ajo bashkiake ndervepruan per te shmangur trafikun ndersa realizohej nderhyrja.

U deshen vetem pak ore qe te eleminohej nje rrezik qe ishte shfaqur prej 2 vitesh. Inxhinieri i ndermarrjes pyjore ne bashkine e Lezhes Viktor Ujka thote se kjo ishte nje problematike qe ne periudhen e sezonit rritej edhe me shume per shkak te fluksit te larte te mjeteve.