Se fundi qeveri shqiptare ka parashikuar nje projektligj qe detyron te gjithe qytetaret per te siguruar banesat nga katastrofat natyrore sic jane termetet dhe permbytjet.

Lidhur me kete drejtori I nje prej kompanive te sigurimit ne Shkoder Fatmir Lishi thote se ky vendim eshte nje fitore sidomos per Qarkun e Shkodres, si nje nga qarqet me te rrezikuara nga permbytjet dhe se deri me tani interesi I qytetareve per sigurimin e banesave ka qene minimal. Ndersa per sa I perket cmimit te sigurimit Lishi pohon se nuk do te jete I njejte per te gjithe familjet. Ndersa per sa I perket familjeve ne nevoje drejtori Lishi thote sigurimi I tyre do te subvencionohet. Nga ana tjjeter drejtori Lishi ben te ditur edhe dokumentacionin e duhur per sigurimin e detyrueshem, sidomos per banoret e njesive administrative. Ky sigurim për shtëpitë dhe bizneset do të jetë i detyrueshëm njësoj si siguracioni vjetor për automjetet. Pagesa për sigurimin e shtëpive do të jetë e detyrueshme për të gjitha familjet, por tarifat nuk do të jenë të njëjta. Kjo do të varet nga rreziku i zonës ku ndodhet objekti. Nderkohe Deri tani, drafti është menduar që të jepet dëmshpërblim për tërmetet mbi 5 ballë dhe në rastet kur bie shi për 21 ditë resht

Artikulli paraprakMBRËMJA POETIKE, “ME ZËRIN E GRUAS” NË ZYRËN E BASHKIMIT EUROPIAN
Artikulli tjetërPREFEKTI: TË MERREN MASA, HIDROCENTRALET TË MOS SHKARKOJNË