ZAGANI: SEKTORI I BUJQËSISË LË PËR TË DËSHIRUAR.“Sektori i Bujqësisë në qarkun e Shkodrës lë për të dëshiruar”. Refik Zagani kryetar i sindikatës së bujqësisë dhe ushqimit flet rreth kësaj problematike teksa thekson se një shqetësim janë edhe kanalet vaditëse e kulluese që nuk janë pastruar nga komunat.

Kreu i sindikatës së bujqësisë thotë se rreziku i përmbytjeve është i madh për zonën e nën Shkodrës duke qenë se institucionet përkatëse si bordi i kullimit, drejtoria rajonale e bujqësisë nuk kanë marrë masat e duhura.Zagani foli gjatë mbledhjes së sindikatave dhe fushatës para zgjedhore që po bëhet para se të shkohet në votim për kryetarët dhe pjesën tjetër të strukturës së sindikatave.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/O5LWsPvsoVI?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]