Pas takimit të sotëm me përfaqësues të Komitetit Teknik të Ekspertëve, që ishte i dyti i këtij niveli për FSHF-në në prizmin e rifillimit të kampionatit, federata ka përcaktuar një tjetër mbledhje, që do të zhvillohet në zyrat e saj dhe kësaj radhe me presidentët e Kategorisë Superiore. Ky takim i këtij niveli, mund të sjellë zhvillime shumë të rëndësishme sa i takon superligës, ku në jo pak raste kreu i FSHF-së, Duka, por edhe ai i Ligës Profesioniste, Libohova, janë shprehur për mbylljen zyrtare të garës, parë hendekun që ekziston me qeverinë në lidhje me datën e rifillimi dhe faktit se do ishte e kotë që kampionati të niste pas datës 1 qershor.

Njoftimi:

Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë ditën e nesërme një mbledhje me të gjithë Presidentët e Kategorisë Superiore për të diskutuar mbi opsionet e rifillimit të futbollit.

Kjo mbledhje vjen pas punës së kryer nga stafi i FSHF për përgatitjet mbi rifillimin e garës futbollistike në vend. Ekspertët mjekësorë të Federatës kanë përgatitur një protokoll mjekësor i cili është konsultuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në dy takimet e zhvilluara ditët e fundit.

Në ditët në vazhdim Federata do të zhvillojë takime me të gjithë anëtarët e saj.

Artikulli paraprakTË HËNËN MATURANTËT RIKTHEHEN NË SHKOLLA, SHAHINI: JA RREGULLAT QË DUHET TË NDJEKIN
Artikulli tjetërSHKODËR, DHUNOI GRUAN DHE KËRCËNOI POLICINË ME ARMË GJAHU, ARRESTOHET 52-VJEÇARI