Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari ka folur për situatën e krijuar pas debatit për shtetasit nga Siria të cilët po refuzohen nga disa shtete duke mos i lënë të kalojnë në kufi edhe pse vijnë nga lufta.

Përgjigjen se kur një shtet vret një qytetar ka vrarë njerëzimin, duke iu referuar asaj që po ndodh me refugjatët sirian myftiu Sytari ia dha përmes librit që u promovua në Shkodër me titull “Dialog me mikun tim ateist” i autorit Mustafa Mahmud i përkthyer nga teologu Lavdrim Hamja.

Libri “Dialog me mikun tim ateist” trajton edhe një sërë problemesh e paragjykimesh sociale që i hasim edhe në shoqërinë shqiptare tha myftiu Sytari.

Gjatë promovimit të librit folën edhe Artur Tagani, specialist në fushën e modelit shqiptar të ateizmit apo edhe teologu Arben Halluni dhe vetë përkthyesi Lavdrim Hamja.

Artikulli paraprakSHKODËR, STUDIUESI BAÇI KRITIKON REFORMAT ARSIMORE
Artikulli tjetërSHKODËR, BABAI KËRKON KTHIMIN E FËMIJËVE NË SHTËPI