Sirio Berati është një fotograf dhe artist visual shqiptar, i cili shndëron fotografitë në manipulime fizike. Aftësia e tij artistike ka zgjuar vëmendjen e ‘The Free Press Journal’ e cila i ka dedikuar një artikull artistit shqiptar. Ai jeton mes Kanadasë ku ka mbaruar studimet dhe Shqipërisë.

Instagrami i artistit të fotografisë është i mbushur me krijimi impresionuesë. Jo vetëm kaq por ai është bërë pjesë e ‘Vogue’ dhe ‘IMDb’. Ai krijon imazhe interesante filozofike surrealiste në të cilat përdor elemente irracionale dhe imagjinative për të shprehur emocionet.

Udhëtimi artistik i Sirio filloi pesë vjet më parë kur u përfshi me Photoshop. Kjo është koha kur ai filloi të krijojë botët e tij dhe të eksperimentojë në mënyrë digjitale. Puna e Sirio është figurative dhe nganjëherë abstrakte, megjithatë, mënyra se si ai i afrohet artit dixhital, duke iu referuar ngjarjeve historike, çështjeve globale dhe ideve filozofike, synon shtimin e efektit të tyre.

Shumë nga krijimet e tij përfshijnë magji, flutura apo zjarr dhe madje edhe skena post-apokaliptike. Arti digjital i Beratit ka fituar zemrën e shumë indianëve, duke e bërë atë artistin më të pëlqyer dixhital në Indi për momentin. Por fama e tij shkon dhe më tej nëpër botë duke siguruar një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale.