KRYETARI I GJYKATËS SË LARTË EVIDENTON KORRUPSIONIN SI RREZIKUN NR.1. Korrupsioni në gjyqësor dhe mos plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën e Lartë janë shqetësimet e ngritura nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori në Konferencën Gjyqësore Kombëtare.

Pak ditë pas dorëzimit të progres-raportit, Zaganjori vuri në dukje domosdoshmërinë e forcimit të pavarësisë së gjyqësorit dhe rritjen e besimit tek qytetarët.Numri një i Gjykatës së Lartë u angazhua për mbështetje në reformën e Sistemit të Drejtësisë. Për këtë vijoi, Xhezair Zaganjori kërkohet më shmë shumë punë nga ana e gjyqtarëve vecanërisht në drejtim të rritjes së transparencës. Ai vlerësoi tryezën e drejtësisë që thirri presidenti Nishani më 6 tetor, si një mundësi për të garantuar një reformë substanciale në drejtësi.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/Q7BUVqD_i6M?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]