Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e saj të fundit bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 147 raste të reja dhe 2 viktima nga COVID-19 në vend.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik bëri apel që të mos ulet vigjilenca për asnjë moment përsa i takon respektimit të rregullave:
“Ruani distancën me të tjerët; Maska duhet të mbahet patjetër në ambientet e mbyllura dhe kudo ku distance nuk ruhet dot;
Higjiena e duarve dhe ajo respiratore është e rëndësishme.
Me rikthimin e shkollave ky moment merr një rëndësi të veçantë për kontrollin e infeksionit, prandaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton edhe njëherë se zbatimi i rregullave duhet të bëhet pjesë e përditshmërisë sonë”, deklaroi ajo.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 830 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 147 qytetarë të prekur nga virusi SARSCOV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 53 qytetarë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 67 raste në Tiranë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Berat, 10 raste në Shkodër, 9 raste në Fier, 7 raste në Krujë dhe Korçë, 5 raste në Kamëz, nga 4 raste në Kavajë dhe Vlorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Lushnje, Gjirokastër, 1 rast në Durrës, Vau i Dejës, Selenicë.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 199 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet COVID, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar dy qytetarë, një 59 vjeçar nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Elbasani. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Duke ju sjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID19, ju informojmë se në cdo rast kur keni dyshime, numri unik i urgjencës kombëtare 127 është në dispozicionin tuaj. Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë për pyetjet që keni për COVID19.

COVID-19 – Statistika (8 Shtator 2020)
Testime totale 69558
Raste pozitive 10553
Raste të shëruara 6239
Raste Aktive 3993
Humbje jete 321 (Qarku Tiranë 154, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2121
Durrës 458
Shkodër 321
Lezhë 227
Elbasan 173
Korçë 150
Vlorë 138
Kukës 130
Fier 130
Berat 77
Dibër 34
Gjirokastër 34