Këtë të premte të gjitha shkollat dhe kopshtet në vendin tonë kanë qënë të mbyllura si shkak i situatës së përkeqësuar nga përmbytjet që kanë përfshirë disa zona.

Reshjet e shiut të rëna dite me pare kanë krijuar probleme me çatitë e disa shkollave në Bashkinë Shkodër. Një gjë e tillë pranohet edhe nga Morena Tirana, përgjegjëse e sektorit të programeve të zhvillimit pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër.Ne qytetin e Shkodres shkollat vijojne mesimin normalisht. Situata problematike paraqitet ne Bashkine Fushe-Arrez ku janë evidentuar këto probleme:

1- Shkolla 9- vjeçare dhe e mesme e fshatit Iballe eshte jashtë funksionit,

2- Shkolla 9-vjeçare Fierze është jashtë funksionit pasi edhe në këtë shkollë, është totalisht e dëmtuar soleta

3- Është dëmtuar pjesërisht çatija e shkollës Dardhë.

Keto probleme bejne qe afro 130 nxenes ne Puke te mos zhvillojne mesimin normalisht.Tirana ben me dije se ne Dukagjin te gjitha shkollat jane te hapura.

Artikulli paraprakPËRMBYTJET, RAMA: NISMË LIGJORE PËR SIGURIMIN E BANESAVE E BIZNESEVE
Artikulli tjetërEMERGJENCA, SITUATA NË QARKUN SHKODËR