VODHËN SINJALISTIKËN, 4 PERSONA NË PRANGA. 

 

1.Më datë 07.04.2015, u bë arrestimi në flagrance i shtetasve :

•Kristjan Cingarja, vjeç 22, banues në Fshatin Bardhaj, Shkodër.

• Viktor Germusha, vjeç 20, banues në Fshatin Bardhaj, Shkodër.

• A. C., vjeç 17, banues në Fshatin Bardhaj, Shkodër.

•Paulin Guri, vjeç 23, banues në Fshatin Bardhaj, Shkodër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë, sepse janë kapur në flagrance nga shërbimet e policisë, pranë Lagjes « 3 Heronjt » Shkodër, duke vjedhur sinjalistike rrugore (sekuestruar si provë materjale një tubë hekuri ku vendosen tabelat sinjalistike  dhe një semafor). Materjalet në Prokurori,  nenet 134, 22 dhe 25 të K. Penal.

 

 

AKSIDENT NË STAJKA, NË GJENDJE TË RËNDË 31 VJEÇARI

 

 

Më datë 07.04.2015, u bë arrestimi në flagrancë  i shtetasit Eduard  Trushi,  vjeç 30, banues në  Fshatin Stajkë  Shkoder, sepse  duke drejtuar   mjetin  Tip Benz me Targë AA 245 LJ,  në aksin rrugorë Krye Bushat – Mjedë  Shkodër dhe pikërisht pranë Fshatit Stajkë është përplasur me ciklomotorrin Tip Yamaha, pa targa që drejtohej nga shtetasi K. K., vjeç 31, banues në Fshatin Stajkë Shkodër, i cili  ndodhet pranë Spitalit  Rajonal Shkodër, në gjëndje  kritike për jetën. Materialet  në Prokurori,  Neni  290  i   K. Penal.