Nga shërbimet e Komisariatit Shkodër u bë ndalimi i shtetasit në kërkim : Jac Mosmalej, 69 vjeç, banues në Shkodër. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Rrethit Gjyqsor Pukë, e ka denuar me 1 vit e 6 muaj burgim per veprën penale të « Ndertmit pa leje » .

Gjithashtu në vijim të punës kundër shkelësve të rregulave të qarkullimit rrugor, nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe patrullës së përgjthshme, u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve pasi, në segmentin rrugorë « Shirokë – Shkodër », në afërsi të urës së vjeter të Bunës, u kap duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip « Mercedes Benz », nderkohe nje 22 vjecar u arrestua pasi duke drejtuar motorrçikleten tip « Yamaha », pa targa, i pa pajisur me leje drejtimit, në segmentin rrugorë sheshi i « Isa Bolatinit – fundi i Xhabijes », në Shkodër, ka humbur kontrollin gjatë drejtimit te mjetit duke pësuar demtime, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu nje tjeter aksident eshte regjistruar ne segmentin rrugor Vau Dejes koman ku nje 47 vjecar në vendin e quajtur fshati « Mllojë », si rezultat i humbjes së kontrollit mbi mjetin është rrëzuar në asfalt, duke pësuar dëmtime, jashtë rrezikut për jetën.

PUBLICITET