OSHEE, 3 SHTETAS NË KËRKIM 1 ARRESTOHET. Aksionet e operatorit te shperndarjes se energjise elektrike ne Qarkun e Shkodrës ne bashkepunim me policine e Shkodres kane beret e mundur nisjen e procedimit penal dhe u be shpallja ne kerkim për 3 shtetas, dy prej te cileve banues ne Shkoder dhe nje person banues ne fshatin Boric I vogel ne rrethin e Malesise se Madhe.

Proçedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim për këto  shtetas u be, pasi shërbimet e policisë në bashkëpunim me punonjësit e OSHEE-se, kanë ushtruar kontroll në banesat e tyre dhe kanë konstatuar se kishin  bërë rilidhje të energjisë elektrike, pasi u është ndërprerë për debitor. Gjithashtu blute e Shkodres kane bere te mundur arrestimin ne flagrance te nje 32 vjecari. Banues në Shkoder, sepse në lagjen « Ahmet Haxhia », në bashkepunim dhe në mbeshtetje të punonjesve të OSHEE Shkoder, është ushtruar kontroll në matesin elektrik, që furnizon banesen e tij, dhe rrezultoi se furnizohej me energji elektrike edhe pas nderprerjes.

 

 

DHUNOI 17 VJEÇAREN, ARRESTOHET 41 VJEÇARI. Blute e Shkodres kane arrestuar ne flagrance nje 41 vjecar banues ne fshatin Vukpalaj. Shkoder, sepse ka ushtruar dhune fizike dhe ka kanosur nje 17 vjecare banuese në Vukpalaj Malesi e Madhe. Gjate kontrollit te ushtruar prane baneses se tij, u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale 3 predha, te ngjashme me predhat e antitankut

Artikulli paraprakBEQAJ: PO PUNOJNË PËR TË SHMANGUR RADHËT
Artikulli tjetër“MARK LULA”, GJITHÇKA NË DORË TË “DAR”