Gjatë 24 orëve të kaluara, përmirësimi i motit si pasojë e mungesës së reshjeve dhe rritja e vogël e temperaturave ka mundësuar një kontroll më të mirë të situatës e punës në terren të strukturave operacionale në nivel qendror dhe lokal.

Nga informacionet e mbledhura në Drejtorinë e Emergjencave Civile, situata paraqitet:

Qarku Shkodër

Rrugët Shkodër-Theth (e kalueshme deri në Qafë Thore) dhe Shkodër – Shllak – Temal (e kalueshme deri tek Muri i Turkut), vijojnë të jenë të bllokuara nga reshjet e rëna. Rruga Laç – Vau Dejës – Qafë Çelë, në vendin e quajtur Qafa e Komanit, është totalisht e bllokuar nga një sasi e rënë dheu e gurësh. Të kalueshme me zinxhirë paraqiten rrugët Tamarë – Vermosh (M.Madhe), Hadroj – Qafë Bene, Fush Arrez – Qafë Mali – Fierz, Fush Arres – Qafë Shllak, Qafë Çelë – Pukë – Fushë Arrës, Qafë Qerret – Qelez- Bardhet – Iballë (Pukë), si dhe Shkodër – Breg Lumi – Theth. Në dy fshatra në Iballë, Fushë Arrës, dhe në dy fshatra në Blerim mungon energjia elektrike. Probleme me ujin e pijshëm në nivel qarku nuk ka. Dy janë rastet e regjistruara të emergjencave shëndetësore, aktualisht nën kontroll mjekësor.

Artikulli paraprakBRENDA NATËS NË TIRANË GRABITET BANKOMATI DHE PLAGOSJE TEK ISH-BLLOKU
Artikulli tjetërRAMUSH HARADINAJ, SHPALLET “NDERI I SHKODRËS”