GJERMANIA DHE FRANCA RESPEKTOJNË VENDIMIN E REFERENDUMIT GREK. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel zhvilloi një takim në Paris me presidentin e Francës, Fransua Hollande. Pas takimit, dy liderët dhanë një deklaratë për shtyp ku u shprehën të gatshëm për diskutime me Greqinë.   Takimi i tyre vjen një ditë pasi qytetarët e Greqisë me anë të referendumit refuzuan kushtet e propozuara nga kreditorët.

“Ne e respektojmë referendumi është vota e një vendi demokratike dhe sovran. Na duhet të jetojmë me atë vendim. Por, si do të jetë qëndrimi i 18 vendeve të tjera të eurozonës dhe cila do të jenë mënyra për zgjidhjen e krizës? Dera është e hapur për diskutime”, u shpreh Merkel. Gjithashtu, kancelarja gjermane kërkoi që Evropa të jetë e bashkuar në një kohë kur terrorizmi dhe problemi i refugjatëve është bërë shumë i rëndësishëm