Presidenti Ilir Meta ka bërë fajtore kryesore qeverinë për situatën e krijuar në Kakavijë.

“U lanë të braktisur dhe në kushte të vështira, kam qenë do të jem bashkëpunues për t’u bërë pjesë e sensibilizimit mbi përgjegjësinë që duhet të marrë për të përballuar së bashku me sa më pak kosto. Situata e krijuar në Kakavijë ka të bëjë vetëm me përgjegjësitë e paushtruara në kohën e duhur nga ana e qeverisë shqiptare nga ana e shtetasve të saj.

Sic ka ndodhur shpesh herë, qeveria është justifikuar që të drejtojë gishtin nga ato përtej kufirit. Cfarë informacioni dhe sqarimi u është dhënë njerëzve, çfarë paralajmërimesh ka vërë qeveria shqiptare, a ka pasur një njoftim nga ministria mbi kuotën e kalimit të qytetarëve.

Përgjegjësia bie mbi shtetin.Radhë të gjata ka pasur edhe në kohë të tjera dhe muaji gusht mbetet tepër i ngarkuar, aq më tepër në këto situata, ku kërkohej një trajtim i veçantë që të parandalohej ajo.

Radhët e gjata të shqiptarëve në kufi janë të pajustifikuara nga autoritet tona, një qeveri e përgjegjshmë nuk reagon pas, por i parandalon ato. Askush nuk i informoi qytetarët dhe për më tepër qeveria i fajësoi edhe vetë qytetarët dhe kjo është e pafalshme dhe e papranueshme”, tha Meta.