Si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të shumta të shiut në qytetin e Gjirokastrës, ujërat e lumit kanë vërshuar sipër urës që lidh Gjirokastrën me Kakavijën, ku rrjedha e ujit ka dalë nga shtrati duke përmbytur këtë urë.

Kujtojmë që qyteti Gjirokastrës është një prej qarqeve më të rrezikuara nga moti i keq. Për shkak të reshjeve të shumta situata e qarkullimit rrugor është thuajse e bllokuar pranë vendit të quajtur “Ura e Lumit”dhe ka probleme me qarkullimin e makinave.

Mësohet se niveli i ujit ka ardhur duke u rritur, për shkak se rreshjet e shiut kanë vazhduar për disa orë ndaj këshillohet të shmanget qarkullimi në këtë aks.

Artikulli paraprakPËRLESHJE NË BURG, SHQIPTARËT E RUMUNËT LUFTË PËR TERRITORE
Artikulli tjetërKOMBËTARJA, MUND 1:0 UELLSIN NË ‘ELBASAN ARENA’