“Kur’ani në jetën e myslimanëve” është aktiviteti që u zhvillua nga myftinia Shkodër pas faljes në xhaminë e “Dy vajzave” në Shkodër.

Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ligjëroi para të pranishmëve rreth temës: “Rreth përkthimit të kuptimeve të Kur’anit Famëlartë në gjuhët e botës”, shoqëruar me ekspozitën e ngritur enkas për këtë aktivitet.

Krahas pjesëmarrjes së shumë besimtarëve, medresistëve, nxënësve të Qendrës së Hifzit të Kur’anit në Shkodër, merrnin pjesë edhe Myftiu i Librazhdit, Ardit Hoxhllaku, Drejtori i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, Kujtim Dervishi, imamë të xhamive, teologë, etj.

Aktiviteti vijoi me ekspozitën që tërhoqi vëmendjen dhe interesin e të pranishëmve, për përmbajtjen e saj. Pas faljes së namazit të jacisë, të pranishmit drejtuan pyetje të ndryshme në lidhje me tematikën “K’urani në jetën e muslimanëve”.