Të jetosh në fshatrat e thella të zonës së Dukagjinit është një sfidë ndaj vetvetes. Banorët përveçse të izoluar nga bora kanë edhe shumë vështirësi të tjera.

Prej 4-5 ditësh në shumë zona është ndërprerë energjia elektrike. Këto janë disa kabllo që ngricat apo era e fortë i ka hedhur në tokë. Vetë banorët rrëfejnë vështirësitë. Nga njëri fshat në tjetrin momentalisht i vetmi mjet për transport janë kafshët që banorët e Dukagjinit i përdorin. Jetesa atje krijohet përmes mjeteve rrethanore dhe me ndihmën e njëri-tjetrit. Gjergji është një jeton në fshatin e largët Plan dhe nga atje ka zbritur në këmbë deri në fshatin Kir. Një rrugë që mes borës e ngricave e ka bërë në këmbë për më shumë se tre orë. Motër Sandra Bertolotto, është misionarja e Karitasit që vjen një herë në javë për të ndihmuar komunitetin. Motër Sandra thotë edhe pse çdo fshat ka infermierë, këta të fundit nuk shkojnë në zonat e thella të Dukagjinit duke lënë në mëshirë të fatit banorët. As mësuesit sipas motër Sandrës nuk i japin mësim nxënësve më shumë se një orë në ditë. Një pjesë e fëmijëve nuk shkojnë në shkollë sepse duhet të ecin më orë të tëra në këmbë. Ky është një referen i përditshëm për banorët e fshatrave të zonës së Dukagjinit. Ata gjatë këtyre viteve të fundit të paktën nuk mbajnë mend dimër më të vështirë. Pavarësisht kësaj institucionet nuk kanë menduar aspak për banorët atje duke i lënë në mëshirë të fatit në këtë dimër të acartë që i ka izoluar thuajse në çdo anë.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/vO2z-FbIYfY” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakVITI I RI, SPEKTAKËL FISHEKZJARRESH NË EUROPË
Artikulli tjetërVITI I RI, NË ERRËSIRË NË DISA ZONA