Star Plus denoncon ndotjen ekologjike ku shihet qartë se si janë vetë njerëzit që në menyren më të pabesueshme ndotin mjedisin.Pamjet që po shihni tregojnë një grua me karrocë dore duke hedhur mbeturina në afërsi të brigjeve të lumit Kir.

 

Të njëtin veprim si kjo grua e bëjnë edhe banorë të tjerë të fshatrave të cilët i depozitojnë mbeturinat në fshatin Mes të njësisë së Postribës.Banorja që sapo hedhi mbeturinat është e ndërgjegjshme që veprimi që bëri është i pafalshëm.

 

Mbeturinat janë kthyer në plagë të pashërueshme për zonën. Në fakt nuk është se mungojnë kontenierët por në këtë rast është mungesa e ndërgjegjshmërisë nga ana e banorëvë. Masakra urbane vazhdon të mbysë Shkodren duke mos njohur përmasa përballë së cilës qëndrojnë institucionet përgjegjëse me heshtjen e tyre.

 

Me rritjen e temperaturave situata është e predispozuar për të agravuar më tej, duke u bërë rrezik evident për përhapjen e ndonjë epidemie.Sezoni turistik duket se do e ka gjetur sërish Shkodren me atë imazhin e vjetër të një vendi të ndotur nga vete banoret e saje .