Një skandal me vlerë rreth 700 milionë euro dhe që përfshin 5 banka, ka përfshirë Italinë.

Hetimi, i cili ka nisur që në vitin 2016, pas dyshimeve të forta të një skeme mashtrimi me investimet në diamante. Mësohet se më shumë se 700 milionë euro janë konfiskuar nga dy kompani private dhe 5 banka.

Sipas hetimit të prokurorëve në Milano, ka rezultuar se shitja e diamanteve nga këto kompani dhe banka, bëhej me një çmim të dyfishtë, në krahasim me listën ndërkombëtare të diamanteuve të njohura në të gjithë botën.

Dy kompanitë, DPI dhe IDB, kishin filluar një biznes me shitjen e diamanteve përmes disa bankave, ku drejtuesit dhe këshilltarët e bankave kanë pasur një rol aktiv në joshjen e klientëve për të investuar.

Nga krahasimi i bërë për diamantet e shitura me ato të tregut botëror, është zbuluar se këto gurë të çmuar edhe pse ishin me të njëjtin karat, shkëlqim dhe pastërti, shiteshin me çmim të dyfishtë.

Pre e kësaj skeme mashtrimi janë bërë mbi 100 persona, mes të cilëve edhe shumë figura të njohura, si Vasco Rossi, i cili kishte investuar 2.5 milionë euro, që do t’i ktheheshin në gurë të çmuar.

Sipas hetimit, drejtorët dhe këshilltarët financiare kanë pasur një rol aktiv në joshjen e klientëve për të investuar.

Mediat italiane shkruajnë se përveç kryetarëve të dy kompanive të shpërndarjes së gurëve të çmuar, janë vënë nën hetim edhe menaxherët e bankave.

Artikulli paraprakVIDHIN ARGJËNDARI DHE VILA BANESASH, ARRESTOHEN TRE SHQIPTARË
Artikulli tjetërDJEGIA E MANDATEVE, RAMA: VEPRIMI I OPOZITËS I PAPARË, POR JAM ZGJEDHUR NGA SHUMICA E SHQIPTARËVE