Një tjetër skandal seksual është regjistruar në shkollat e vendit. Rasti i rëndë i pedofilisë është shënuar në një fshati të rrethit Tepelenë, ku një mësues ka ngacmuar seksualisht një nxënëse minorene.

Mësuesi 63-vjeçar ka abuzuar me një 11-vjeçare. Kanë qenë prindërit e të miturës që kanë rrëfyer ngjarjen e rëndë. Ata kanë thënë se janë shokuar, kur kanë mësuar të vërtetën përmes një telefonate anonime të kryer në telefonin e shtëpisë.

Menjëherë pas telefonatës, i ati i vajzës ka ndjekur çështjen në rrugë ligjore, duke vënë në dijeni edhe policinë. Kjo e fundit ka vënë në pranga autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë.