Higjena mbetet elementi kryesor per shendetin e njeriut. Mungesa e banjove publike per pushuesit ne plazhet e Lezhes eshte nje problem i pa zgjidhur edhe kete vit. Nga nje vezhgim i bere konstatohet se ne te gjithe vijen bregdetare te Shengjinit mungojne tualetet edhe pse jane te domosdoshme per pushuesit.

 

Keta te fundit te ardhur shprehen se eshte e patolerueshme qe plazhet ne Lezhe te mos kene banjo publike. Per Admministratorin e Shengjinit Gjok Caci si zgjidhje per mungesen e banjove publike mbeten lokalet e Shengjinit sepse vendosja e tualeteve sipas Cacit e ndot me shume vijen bregdetare.

 

Ne fakt duket e çuditshme kjo deklarate sepse jo gjithe pushuesit kane mundesi te shkojne ne lokale dhe disa prej tyre duke mos patur zgjidhje tjeter perfundojne ne det çka sjell nje imazh skandaloz sidomos ne syte e pushuesve te huaj.

 

Ne nje kohe qe sezoni turistik po thuajse ka arritur ne pikun e tij dhe numri i pushuesve eshte gjithnje ne rritje, ne zonat turistike te Shengjinit dhe ate te Tales nuk ka banjo publike, nje kerkese elementare qe shtrohet prej vitesh por qe deri me tani nuk eshte zgjidhur.