Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar gjyqtarin e Kushtetueses, Gani Dizdarin, duke e larguar nga sistemi i drejtësisë. I fundit i Kushtetueses u dogj për shkak të pasurisë dhe kontakteve me të inkriminuar.

Trupa e këtij komisioni përbëhej nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Olsi Komici. Gjyqtari s’ka qenë vetë i pranishëm në seancë, por është përfaqësuar nga avokati Sokol Hazizaj.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtari nuk justifikon pasurinë, ndërsa janë gjetur të dhëna edhe për lidhje të tij me botën e krimit.

Dizdari ka deklaruar apartament banimi me sipërfaqje 95.7m2, duke deklaruar si burim privatizimin e një banese shtetërore, blerë në 1994 për të cilin nuk ka pasur burime të mjaftueshme financiare.

Me shkarkimin e Dizdarit, mbyllet kështu procesi i Vettingut për të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, e cila tashmë është në kolaps pasi vetëm dy anëtarë kaluan Vettingun.

Me largimin e Gani Dizdarit, shkon në katër numri i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që ‘firojnë’ nga sistemi i drejtësisë.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE