Personat rezidentë në Qendren Zhvillimore në Shkodër dhe punonjës të këtij institucioni i cilësojnë të pavërteta dhe inskenime skandalet e përfolura në këtë qëndër.

Njëra prej punonjëseve Vera Macurreli thotë se video e shfaqur në një prej emisioneve investigative është një manipulim dhe inskenim nga ish përgjegjësi i sektorit Leonard Hila i cili u shkarkua nga puna dy vite më parë për thyerje disipline. Ndërkohë disa prej personave që qëndrojnë në këtë qender thonë se ambientet e shfaqura në video nuk i përkasin këtij institucioni dhe se ndaj tyre nuk është ushtruar dhunë nga punonjësit. Paraditen e kësaj të enjte në ambjentet e kësaj qëndre ishin të gjitha mediat dhe çështë e vërteta nuk rezultoi të kishte hekura .E pranishme ishte edhe kryebashkiakja Voltana Ademi.

Në qendrën e zhvillimit ku mbahen persina me sëmundje të shëndetit mendor.Kështu Prokuroria e Shkodrës ka ndaluar dje në mesditë 2 drejtues të të Qendrës së Zhvillimit SocialNë raportin e prokurorisë thuhet se në bazë të një hetimi dy-javor të Prokurorisë së Shkodër, sot janë ndaluar drejtoresha dhe një infermiere e Qendrës së Zhvillimit Social në këtë qytet, të dyshuara për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.Prokuroria e Shkodrës ka kryer hetimet, në bazë të të cilave ka rezultuar se ndaj pacientëve me sëmundje të shëndetit mendor në këtë qendër është ushtruar dhunë sistematike.Gjithashtu, nga hetimi ka rezultuar se tre femra në moshë madhore, paciente në këtë Qendër, kanë qenë shtatëzanë dhe kanë abortuar në mënyrë të paligjshme. Ky rezultat ka dalë në bazë të akteve të ekspertimit mjeko-ligjor, të kërkuara nga ana e Prokurorisë së Shkodrës.Në bazë të hetimit të deritanishëm, Prokuroria e Shkodrës ka evidentuar si përgjegjës për trajtimin jo në mënyrën e duhur shtetaset Juliana Cepi, drejtoreshë e Qendrës, si edhe Aida Ymeraj, infermiere në këtë qendër.Ndërkohë, po vijohet hetimi për të identifikuar plotësisht rastet e dhunës, si edhe përgjegjësitë e punonjësve të Qendrës, neglizhenca e të cilëve ka sjellë si pasojë shtatëzaninë e femrave me probleme mendore, si edhe ndërhyrjen e paligjshme për abortin e tyre.Drejtoresha e qëndrës së Zhvillimit Julia Cepi tashmë e arrestuar foli për videon e shfaqur në emisionin investigative “Stop” u personat rezidencial të asaj qendre pretendohet përmes një kamera të fshehtë se mbahen lidhur me zingjir.Kjo deklaratë u bë nga ajo dy orë para arrestimit.”Të stisur dhe absurditet” e quajti Cepi videon e bërë.Duke u nisur nga kjo video prokuroria nisi hetimit dhe ngritur akuza të tjera për punonjëset e kësaj qëndre që nuk kishin të bënin me mënyrën se si mbahen të lidhur pacientët por për abortin në mënyrë të paligjshme për abortin e tre pacienteve në atë qendërDrejtorja Cepi la të kuptohet se video e shfaqur është një montazh dhe këtë ia lë organeve të drejtësisë për ta zbardhur se si është e vërteta.Ndërkohë ka reaguar edhe kryebashkiakja Voltana Ademi e cila tha se 1. Ambjente të tilla nuk ekzistojnë në qendrën e zhvillimit (tuba, hekra, ganxha, etj.)

Imazhe të tilla janë të nxitura, të prodhuara dhe të shpërndara nga ish përgjegjësi i sektorit social pranë qendrës së zhvillimit i larguar prej dy vitesh nga puna për thyerje të rëndë të disiplinës në punë.”Në këtë qendër zhvillimi trajtohen persona me probleme të rënda të zhvillimit fizik dhe mendor. Këto persona janë rezident dhe marrin shërbim në këtë qendër prej më shumë se 20 vitesh, dhe pjesa më e madhe (rreth 80%) nga këto përfitues kanë kaluar moshën 25 vjecare, moshë limit për rehabilitim dhe zhvillim.Qëndra e Zhvillimit është institucion publik, që ofron shërbim rezidencial dhe ditor për personat me aftësi ndryshe. Në këtë institucion marrin shërbim persona nga e gjithë Shqipëria. Në shifra, aktualisht në këtë institucion trajtohen 87 persona; 40 persona që marrin shërbim ditor dhe 47 persona që marrin shërbim rezidencial, nga të cilët vetëm 7 janë banorë të Bashkisë së Shkodrës.Vlerësojmë që pamjet e shfaqura mbrëmë janë pamje të rënda, të manipuluara dhe nuk pasqyrojnë realitetin në këtë qendër.shprehet Ademi.Emisioni investigative “Stop” përmes një video të dërguar nga një person pretendon se personat që janë në qendrën rezidenciale mbahen të lidhur në momente të ndryshme, gjë për të cilën pritet të nisë edhe një hetim sepse drejtori Cepi pretendon nga ana e saj se dhoma në video bashkë me hekurat nuk përkojnë me mjediset e brendshme të atij institucioni. 

Artikulli paraprakNGJARJET TEK QËNDRA E ZHVILLIMIT, REAGOJNË KËSHILLTARËT E BASHKISË
Artikulli tjetërQËNDRA E ZHVILLIMIT, REAGON ISH PËRGJEGJËSI SOCIAL LEONARD HILA