Arrestohet ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka .Ai  është prangosur nga RENEA pasditen e sotme së bashku me dy persona të tjerë, ndërsa mësohrt  se Ndoka ka ndikuar në tjetërsimin e pronave në Lezhë.

Bazuar te burimet nga grupi hetimor, Ndoka ka ndikuar për tjetërsimin e një prone shtetërore te ‘Rana e Hedhun’ te të afërmit e tij.

Por si është zbuluar Ndoka? Gjatë përgjimeve të një grupi kriminal ka dalë emri i Ndokës, i cili më pas është vendosur në përgjim duke zbuluar aferën dhe dërguar në arrestimin e tij nga policia pas urdhrit të prokurorisë.

Ish-deputeti ishte në përgjim prej disa muajsh.
Në shtator të vitit 2015, Ndoka dorëzoi mandatin e deputetit, pasi u prek nga ligji i dekriminalizimit, pasi kishte një dënim në Itali.

Artikulli paraprakARRESTIMI I ISH-DREJTORIT TË BURGJEVE, RAMA: S’KA DY QËNDRIME MBI LIGJIN
Artikulli tjetërPOLICIA E SHTETIT JEP INFORMACION ZYRTAR PER ARRESTIMIN E ARBEN NDOKES