NUK FUNKSIONON TABELA ELEKTRONIKE, VLLAZNIA HUMB TAKIMIN.Më shumë se një skandal mund të cilësohet ajo që ka ndodhur  në ndeshjen Vllaznia-Mornar, e vlefshme për Ligen Ballkanike.

Takimi nuk është zhvilluar për shkak të mosfunksionimit të tabelës elektronike. E pikërisht një detaj i tillë në lojën  e Basketbollit është shumë i rëndësishëm. Për të vlerësuar maksimalisht këtë sfidë, ka qenë i pranishëm vetë drejtori i Ligës Ballkanike në Shkodër. Për më shumë se një orë është shtyrë kjo sfidë, me besimin se teknikët mund të rregullonin tabelën. Por as ajo nuk ka ndodhur. Ndaj  arbitri i takimit, delegati dhe përfaqësuesi i Ligës Ballkanike, kanë vendosur që takimi të mos zhvillohet, pasi është e pamundur teknikisht. Pas këtij vendimi, skuadra e Vllaznisë e ka humbur ndeshjen me rezultatin 20-0, dhe shpresohet që të paktën ndeshjet e radhës të zhvillohen në bazë të kalendarit të përcaktuar. 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/ZU82dNmCv4k” frameborder=”0″ allowfullscreen ]