Ylli i Barcelonës, Leo Mesi po kalon një moment të vështirë pasi babai i tij, Jorge Mesi ka aksidentuar me makinë një 24-vjeçar në qytetin e Rosarios, duke përfunduar në polici.

I riu i cili po ecte me një biçikletë ka mbetur pa ndjenja dhe është shoqëruar për në spital, aty ku ka marrë ndihmën e parë dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, babai i futbollistit është ndaluar nga policia dhe ka përfunduar në rajon, aty ku i është marrë dëshmia. Mediat vendase raportojnë se pas marrjes së dëshmisë, babai i yllit argjentinas është lënë i lirë, teksa po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Artikulli paraprakVOA: SHQIPËRI, PAQËNDRUESHMËRI POLITIKE PARA ZGJEDHJEVE
Artikulli tjetërNIS SHTRIMI I RRUGËS SË TOROVICËS, RAMA LULE ‘POLITIKE’ BANORIT, ZBULON SE PËR KË KA VOTUAR