Shkodër

Vijon operacioni i koduar “MARANAJ”

Kapet dhe ndalohet një nga shtetasit e shpallur kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim te operacionit, nga shërbimet e policisë u kap dhe u ndalua në PKK Qafë Morinë, shtetasi I. S. 38 vjeç, banues në Shkodër, i cili po udhëtonte në drejtim të Kosovës në tentativë për t’u larguar jashtë vendit.

Operacioni po vijon për kapjen edhe të katër shtetasve të tjerë