Ne nje lidhje telefonike per emisionin “Info Plus” ne Star Plus TV, kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi ka shprehur edhe nje here revolten e saj sa i takon skemes se re te ndihmes ekonomike.

Nderkohe qe ne emision diskutohej se a eshte e drejte skema e re e ndihmes ekonomike dhe qytetaret shprehnin pakenaqesite e tyre, Kryebashkiakja Ademi tha se te gjithe qytetaret kane te drejte pasi jane perjashtuar padrejtesisht nga ndihma ekonomike dhe po rrine me ore te tera ne radhe per te riaplikuar me justifikimin se sistemi nuk punon.

Ademi tha se skema e re vetem sa e ka renduar gjendjen dhe se eshte nje skeme e korruptuar dhe jo transparente.

Sa i takon edhe kerkeses per shpalljen e gjendjes se emergjences ne disa njesi administrative ne qarkun e Shkodres, Ademi tha se qeveria nuk e shpall pasi do te vjedhe sepse nuk ka arsye tjeter duke qene se ne keto zona njerezit po vuajne per ushqime dhe uje te pijshem prej ditesh.