Një takim informues mbi programin e zhvillimit rajonal për Shqipërinë dhe skemën pilote rajonale të granteve u mbajt këtë të martë në Shkodër.

Programi i financuar nga Agjesitë Austriake dhe Zvicerane për Zhvillim lançuan thirrjen për aplikim në kuadër të kësaj skeme.

Kjo e fundit synon të mbështesë projektet infrastrukturore dhe të përmirësojë kapacitetet rajonale dhe lokale.

Takimi kishte dy aspekte të rëndësishme, qartësimin e qasjes për hartimin e Planit Strategjik, si dhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të reja për zhvillimin rajonal.

Skema pilote rajonale e Granteve sunon gjithashtu të kontribuojë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë, duke pasqyruar praktikën e mirë të BE-së për këtë lloj instrumenti.

Kjo skemë ka një fond të përgjithshëm prej 822 mijë eurosh, dhe ndahet në katër zona zhvillimi rajonal në të gjithë Shqipërinë.