Adela Makashi është arrestuar nga policia, pasi në bashkëpunim me të ëmën, Lule Makashi mashtronin njerëzit me viza për punësim në Kanada Adela Makashi dhe Lule Makashi

Historia e mashtrimit me vizat në për në Kanada nga familja Makashi nuk është e panjohur për policinë e Tiranës. Kështu është ndaluar nga policia Adela M Makashi 30 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ishte dhënë masa e sigurisë me “detyrim paraqitje”.

30-vjeçarja Makashi është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me 4 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në bashkëpunim me të ëmën Lule Makashi iu premtonin njerëzve të ndryshëm punësim në Kanada, në këmbim të shumave monetare.

Por nuk kaloi shumë dhe mashtrimi i tyre doli në dritë, pasi një grup qytetarësh denoncuan për mashtrim të njëjtën agjenci punësimi në prill të 2016. Gjykata e Tiranës dha dënimin me 9 vjet burg për Lule Makashin dhe 6 vjet për të bijën Adela Makashin, e cila me gjykim të shkurtuar do të vuajë 4 vjet.

Artikulli paraprakGRINDEN BASHKËFSHATARËT, 57-VJEÇARI PLAGOS 65-VJEÇARIN
Artikulli tjetërSHKATËRROHET BANDA E TRAFIKUT TË KOKAINËS, 22 PERSONA NË PRANGA