Në një ndeshje dramatike Vllaznia ka humbur 4-3 përballë Skenderbeut në Korçë.

Gjithçka nis mirë për shkodranët teksa kalojnë shumë shpejt në avantazh. Portieri Shehi gabon me një passim dhe Çinari me portën e boshatisur dërgon në rrjetë topin. Në minutën e 39 Cicmil i cili aktivizohet pas shumë ndeshjesh mungesë shkakton një penallti dhe merr katon të verdhë. Hamdi Salihi sjell barazimin për Skenderbeun.

Pjesa e parë mbyllet 1-1. Është radha e Vllazninë për të marrë një penallti. Gocaj pengohet në zonë nga portieri Shehi. Alsid Tafili kalon sërish në avantazh kuqeblutë në fillim të pjesës së dytë. Korçarët nuk dorëzohen dhe sjellin barazpeshën në 2-2 në minutën e 74 pas një gabimi në mbrojtjen e Vllaznisë. Sërish ai që ndëshkon është shkodran Hamdi Salihi. Gëzimi i korçarëve zgjat vetëm 3 minuta sepse Vllaznia kalon sërish në avantazh dhe këtë herë është Elis Bakaj ai që çon në 3-2 rezultatin.

Në minutën e 91një top pas shpine gjen të lirë Muzakën i cili nuk e ka të vështirë të barazojë për herë të tretë shifrat. Janë edhe 4 minuta lojë. Në minutën e 94 Cicmil gabon për të dytën herë duke u hedhur si një volejbollist dhe duke prekur topin me dorë. Merr kartonin e dytë të verdhë dhe largohet me të kuqe ndërsa për vendasit ka një tjetër penallti.

Këtë herë e ekzekuton Latifi i cili tregohet i saktë dhe kalon për herë të parë Skenderbeun në avantazh 4-3, gol ky që vulos fitoren dhe Vllaznisë i shkakton një humbje të pamerituar. Korçarët i afrohen me vetëm një pikë Kukësit dhe Partizanit ndërsa Vllaznia qëndron në vendin e pestë me një pikë më pak se Luftëtari. Javën e ardhshme shkodranët mund të vendosin fatet për vendin e katërt duke qenë se presin në Shkodër ekipin e Luftëtarit.

Artikulli paraprakPROTESTA TË DHUNSHME NË VENEZUELË
Artikulli tjetërSTAR MEMORY – 06.05.2017