Shqipëria ka pësuar një humbje të dhimbshme 2-0 përballë Skocisë por ajo që vlen të theksojmë është loja e dobët e të zgjedhurve të Panuccit.

Pas fitores ndaj Izraelit, kuqezinjtë kthehen me këmbë në këmbë në tokë duke bërë një paraqitje zhgënjyese në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Takimi filloi furishëm për vendasit që mbyllën në gjysmëfushën e tyre skuadrën shqiptare që e kishte të pamundur për tu organizuar.

Pjesa e parë përfundoi në bazim pa gola por zona e Strakoshës vazhdimisht u vendos në “panik”, ndërsa në krahun tjetër Shqipëria nuk arriti të gjuante asnjëherë në kuadratin e portës.

Ndërsa pjesa e dytë është një tjetër histori.
Mjaftuan 180 sekonda që vendasit të kalojnë në avantazh 1-0 me anë të Naismith që ishte dukshëm pozicion jashtë loje. Topi i goditur prej tij u devijua nga Gjimshiti që e dërgoi drejt rrjetës.

Goli i dytë vjen në minutën e 68’ ku Strakosha bëri një dalje të gabuar duke i bërë më të lehtë Naismith të shënojë me portën e boshatisur.

Artikulli paraprakSOT SKOCI-SHQIPËRI, PANUCCI BLINDON MBROJTJEN: DUA TRE PIKE
Artikulli tjetërTË HUAJT SHPENZIME REKORD NË SHQIPËRI, POR JA SA LANË JASHTË SHQIPTARËT