Bashkia e Skraparit do mbyllë të gjitha kopshtet, çerdhet dhe qendrat e tjera në varësi të saj sepse prej dy muajsh nuk ka më asnjë fond parash dhe nuk jepen as pagat.

Konflikti politik në këtë bashki me kryetarin e zgjedhur nga LSI, është shkaku se perse këshilltaret bashkiakë nuk miratojnë buxhetin.

Disa institucione në bashkinë e Skraparit do të mbyllen për shkak se prej dy muajsh nuk miratohet buxheti nga këshilli bashkiak. Kopshte, çerdhe dhe një qendër për fëmijë me aftësi ndryshe janë mes institucioneve që do të mbyllin dyert.

Banoët janë të shqetësuar nga paralizimi i punës në Çorovodë.
Buxheti duhet te miratohej në 14 dhjetor gjatë një mbledhje në këshillin bashkiak Skrapar, por ende sot e kësaj dite administrata nuk ka paga, duke shkaktuar si pasoje edhe pezullimin e punës.

Çështja i ka kaluar tani gjykatës administrative.