Ditën e sotme kryeministri i vendit, Edi Rama ka zgjedhur t’i urojë shqiptarët një javë të mbarë me anë të një video, ku pasqyrohen pamjet mikpritëse dhe informuese të #SmileAlbania.

Sipas Ramës me angazhimin e 1000 të rinjve, turistët dhe vizitorët do të mbështetën me të gjithë informacionin e nevojshëm, për të pasur një eksperiencë të bukur në Shqipëri.

MIRËMËNGJES

dhe me pamjet nga puna e palodhur e 1000 të rinjve të SmileAlbania në 9 pika kufitare, 3 kampe dhe 26 qëndra turistike në 12 qarqe të vendit si mikpritja e parë e turistëve këtë sezon duke asistuar,

orientuar dhe duke qenë guida turistike për mijëra pushues që zgjodhën këtë vit Shqipërinë si destinacion turistik,

por edhe duke sensibilizuar pushuesit vendas e njësitë e shërbimeve për të mbajtur pastër mjedisin, ju uroj një ditë të mbarë #SmileAlbania.

 

Artikulli paraprakKANADA/ NJË GJUETAR HUMBI JETËN DHE 2 TË TJERË U LËNDUAN, U SULMUAN NGA NJË ARI POLAR
Artikulli tjetërNËSE BËNI MË PAK SE TRE JAVË PUSHIME NË VIT VDISNI TË RINJ