Snapchat sapo ka lançuar një update tjetër dhe në fakt ka ndryshuar të gjithë lojën.

Update-imi i fundit ka shtuar snape “pa limit” , pra të bësh snape pa kufizime në kohë , video loop , emoji që lëvizin dhe një ‘gomë magjike’ që ngjan si Photoshop që mund të heqë të gjitha objektet që doni nga fotot tuaj. Ndryshimi i fundit më i rëndësishëm është që mund të bësh snape pa limit i cili ju lejon që të dërgoni dhe të shikoni snape pa limit. Gjithashtu Snapchat do të shtoje një opsion “Play forever” për videot.

Snapchat po vazhdon me ndryshimet por shpreson që Facebook të mos bëje kopjimin e radhës. Snapchat ka shtuar edhe “gomën magjike”, që do i ndihmojë të gjithë përdoruesit të fshinë nga fotoja e tyre gjëra që nuk i pëlqejnë. Ato do të shfaqen në anën e djathtë të fotos, dhe kompania tha se kjo do t’i ndihmojë ata të krijojnë mjete më kreative në të ardhem duke shpresuar që Instagram nuk do t’i kopjojë më.

Artikulli paraprakNISHANI VIZITË ZYRTARE NË KOSOVË
Artikulli tjetërKOSOVË, THAÇI DISKUTON DATËN E ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME