Tangot dhe vallet karakteristike argjentinase u shfaqën në teatrin “Migjeni” të Shkodrës përmes festivalit “Open on Tour” të ideuar dhe realizuar nga balerinët Enada Hoxha dhe Gerd Vaso në bashkëpunim me grupin “Sangre Nativa Argentina”. 10 artistë argjentinas dhe çifti i njohur i balerinëve shqiptar ndezën skenën e teatrit “Migjeni” në një mbrëmje të veçantë.

Përveç balerinëve nga Argjentina nuk munguan performancat e Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos të cilat u shijuan nga publiku shkodran.
Argjentina me folkun dhe traditën e saj mbetet gjithnjë një inspirim për artin dhe kulturën duke qenë se jeta për ta pothuajse çdo ditë është festë, këngë dhe kërcim pafund.

Këtë shpirt të tyrin artistik e shfaqën mësimiri përmes kësaj mbrëmje të këndshme baleti plot ritëm.

Çifti i balerinëve, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso sollën në Shqipëri, përkatësisht në një tur në qytetet kryesore, 10 artistët argjeninës të grupit Sangre Nativa-Argentina, një copëz arti nga ky vend që muzika i flet në çdo detaj. Në këtë mbrëmje publiku shkodran shijoi ritmet dhe muzikën e kulturës argjentinase dhe tangot e saj.

Tango filloi në vitet 1880 përgjatë Lumit Plata, kufiri natyror midis Argjentinës dhe Uruguajit, dhe shpejti u përhap në pjesën tjetër të botës. Më 31 gusht të vitit 2009, UNESCO-s miratoi një propozim të përbashkët nga Argjentina dhe Uruguai për të përfshirë tangon në listat e trashëgimisë kulturore të paprekshme të UNESCO-s ndërsa është bërë e famshme në të gjithë botën.

Artikulli paraprakVULLNETARËT GJERMAN DONACIONE PËR ZJARRFIKËSIT E SHKODRËS
Artikulli tjetër“DASHURITË E VIRGJIRESHËS MADALENË”