NË LAGJEN “MARK LULA” ËSHTË I PAPËRFUNDUAR E I MBUSHUR ME MBETURINA. Rotondoja e ndërtuar që prej 3-4 muajsh në lagjen “Mar Lula” është kthyer në një gërmadhë. Që nga dita që u ndërtua asnjëherë nuk ka shërbyer për qëllimin për të cilin është menduar. Ajo rotondo vetëm emrin ka të tillë sepse ka nisur që të dëmtohet në shumë pjesë të saj ende pa nisur të funksionojë.

Makinat që përshkojnë atë pjesë nuk munden që të përdorin rotondon sepse në njërën anë është e bllokuar dhe ende nuk është bërë e mundur hapja e rrugës për shkak të ndërtesave. Në këtë mënyrë çdo ditë hidhet një sasi e konsiderueshme mbeturinash. Edhe firma që ka kryer punimet shihet qartë që nuk e ka kryer siç duhet punën duke e ndotur zonën përreth rotondos. Banorët thonë se është një situatë shumë e keqe dhe kërkojnë që të kryhen punimet sa më parë të jetë e mundur. Kin Marku është edhe lulishtar i zonës dhe flet me më shumë përgjegjësi.Ai rrethrrotullim i mbushur me mbeturina në të cilin fëmijët luajnë çdo ditë duke mos patur një vend tjetër argëtimi është gjithnjë rrezik për ndonjë sëmundje të mundshme si shkak i mbeturinave. Pavarësisht kësaj situate që përkeqësohet çdo ditë, Bashkia e Shkodrës është indiferente.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/WRTLmJmrFNI?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak“RIHAPJA E XHAMISË SË PLUBMIT, EMOCION I MADH”
Artikulli tjetërHALLET E NJERËZVE, BASHA NË SHKODËR