Muaji i Ramazanit është muaji i vëllazërisë dhe mirësisë. Shoqata Vëllazërore, Humanitare dhe Kulturore “Istanbul” ka shtruar iftarin tradicional për komunitetin musliman të bashkisë Vau Dejës.

Rreth 400 të ftuar morën pjesë në iftarin përmbyllës të shoqatës Instanbul gjatë muajit të Ramazanit. Evans Drishti përfaqësues i kësaj shoqate evidentoi rëndësinë e muajit të madhërueshëm të Ramazanit.

Drishti dha edhe urimin e tij për festën e Bajramit.

Iftaret që shtrohen çdo vit nga shoqata “Istanbul” kanë për qellimin afrimin dhe bashkimin e njerëzve me njëri-tjetrin jo vetëm në muajin e Ramazanit por për gjatë gjithë vitit.

Kjo shoqatë ushtron prej vitesh aktivitetin e saj duke qënë pranë banorëve jo vetëm gjatë festave por edhe duke ndihmuar shtresa në nevojë me ndihma humanitare.

 

Artikulli paraprakMATURANTËT TESTOHEN NË MATEMATIKË
Artikulli tjetërSENSIBILIZIM PAS KRONIKËS NË STAR PLUS