Pesë ditë para ndeshjes inauguruese të stadiumit Arena Kombëtare me ndeshjen Shqipëri-Francë, burime në federatën shqiptare të futbollit bëjnë me dije se janë shitur të 22 mijë biletat. Kurioziteti për impantin e ri, tashmë të çetifikuar nga UEFA, si dhe dëshira për të parë kampionët e botës ka sjellë një ‘sold-out’ në takimin e parë për Arenën Kombëtare.

Shitja e biletave për këtë takim ka filluar që me datë 1 nëntor dhe ka zgjatur 11 ditë. Ndeshja me Francën është e vlefshme për kualifikueset e Europianit dhe është e fundit për Grupin H.

Ndërkohë komplet ndryshe paraqitet situate për takimin tjetër që kombëtarja do të luajë të enjtën kundër Andorës. Ka qenë FSHF që ka njoftuar se për këtë sfidë deri më tani janë shitur vetëm 2 mijë bileta. Kjo ka qenë edhe arsyeja që trajneri Edy Reja i ka bërë thirrje tifozëve kuqezi që ti mbështesin në Elbasan.

Artikulli paraprakINFO PLUS – 12.11.2019
Artikulli tjetërNGA VITI I ARDHSHËM NUK KA MË RADHË PËR TË MARRË NJË SHËRBIM, TË GJITHA SHËRBIMET DO TË OFROHEN NË NJË ‘ZYRË’