Derbi është mënyra më e mirë që Real të harrojë humbjen poshtëruese ndaj Sevilla. Sot duke nisur nga ora 20:45 në “Santiago Bernabeu” luhet derbi Real Madrid-Atletico një ndeshje që premton spektakël.

3-0 e humbi Reali duelin ndaj Sevillas dhe ndaj rivalëve të qytetit pritet një përballje e zjarrtë.

Marcelo është i dëmtuar dhe nuk do jetë në fushë ndërsa mesfusha pritet të jetë nën komandën e treshes Kros, Modric e Casemiro dhe në sulm Bale, Benzema e Asensio.

Julen Lopetegui ka thënë se futbollistët e tij kanë shumë dëshirë që këtë sezon të fitojnë La Ligan ndërsa tek Atletico janë gati të përfitojnë nga momenti jo i mirë i Real.

Simeone e ka skuadrën e plotë dhe do bazohet tek dyshja sulmuese Diego Costa-Griezmann që ndaj Realit dinë të japin më të mirën.

“Një derbi ndaj Realit është gjithmonë një ndeshje burrash dhe shumë e vështirë.Ekipi dhe futbollistët po përmirësohen shumë” ka deklaruar Simeone në konferencë. Barcelona pret Athletic Bilbao në “Camp Nou”.

Edhe katalanasit kanë dy ndeshje që nuk fitojnë ku të mërkurrën humbën ndaj Leganes. Djemtë e Valverdes duhet të fitojnë patjetër ndaj baskëve për të mos u zhytur në krizë të thellë.

Spektakël pritet të ketë edhe në Premier League me superndeshjen Chelsea-Liverpool. Londinezët e eliminuan Liverpool nga Carabao Cup por në kampionat muzika ndryshon .

Skuadra e Klopp është në kryesim të Premier League me pikë të plota ndërsa djemtë e Sarrit kanë vetëm 2 pikë më pak.

Dueli starton në 18:30 në “Stamford Bridge” ndërsa në ndeshjet e tjera Arsenali pret Ëatford dhe Manchester City luan ndaj Brighton.