Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca: Viti 2020 do të jetë shumë i rëndësishëm për Evropën Juglindore dhe Shqipërinë.

Komisioni Evropian do të propozojë përmirësime të metodologjisë ekzistuese të zgjerimit, ndërsa zgjerimi duhet të diskutohet nga Këshilli Evropian në mars. Ndërkohë Presidenca kroate po planifikon një samit shumë të rëndësishëm në Zagreb në maj, i cili do të pasohet nga miratimi i Raportit Vjetor të Komisionit Evropian.

2020-a do të jetë një vit shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Ajo do të gjendet përballë një sfide të mbartur të çështjes së negociatave me Bashkimin Europian, sikurse edhe do të përballet me planin e rimëkëmbjes së tërmetit të nëntorit 2019, i cili do të sjellë ndikimin e vet në pulsin social-ekonomik të vendit.

z. Luigi Soreca ka bërë me dije të gjithë planin e mobilizimit të institucionit në kuadër të ndihmës për Shqipërinë, ashtu sikurse ka theksuar problematikat, sfidat dhe mundësitë që ka vendi ynë këtë vit.

Por çfarë duhet të presim nga 2020? Sipas ambasadorit, Komisioni Evropian do të propozojë përmirësime të metodologjisë ekzistuese të zgjerimit, ndërsa zgjerimi duhet të diskutohet nga Këshilli Evropian në mars. Ndërkohë Presidenca kroate po planifikon një samit shumë të rëndësishëm në Zagreb në maj, i cili do të pasohet nga miratimi i Raportit Vjetor të Komisionit Evropian.

“Më lejoni të theksoj se përparësia dhe ritmi i dhënë për adresimin e temës së zgjerimit nga BE-ja nuk po ngadalësohet, aspak. Presidentja Ursula von der Leyen dhe Komisioneri i ri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, e kanë bërë shumë të qartë që në fillim se angazhimi ynë për perspektivën e BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbetet i palëkundur dhe i pandryshuar.”-thotë z. Ambasador. Z. Soreca riktheksoi nevojën e forcimi i gjyqësorit përmes zbatimit të plotë të reformës në drejtësi edhe këtë vit dhe bën me dije qasjen e plotë për ndihmën pas tërmetit të nëntorit.

Në të vërtetë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet Anëtare të tij e kanë mbështetur menjëherë Shqipërinë pas tërmetit tragjik. U deshën vetëm disa orë pasi u aktivizua mekanizmi i BE-së për Mbrojtjen Civile për të ngritur një ekip ekspertësh dhe për t’i dërguar ata në Shqipëri.

Bujaria dhe shpejtësia e reagimit të Shteteve Anëtare të BE-së, por edhe të qytetarëve të tyre, vërtetuan se Shqipëria nuk është e afërt vetëm gjeografikisht, por edhe e afërt me zemrat dhe shqetësimet tona. Në një fazë të parë, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së dislokoi ekipe dhe pajisje për operacionet e kërkim-shpëtimit, vlerësimin e shpejtë të dëmtimit të ndërtesave nga inxhinierë strukturorë, ndihmë logjistike dhe koordinimin e ndihmës të ofruar nga Shtetet Anëtare të BE-së.

Tani jemi në një fazë të dytë që shqyrton planin afatgjatë dhe rindërtimin. Bashkimi Evropian u bashkua shumë shpejt me Bankën Botërore dhe Kombet e Bashkuara dhe i ofroi ndihmë qeverisë për hartimin e përbashkët të Vlerësimi të Nevojave pas Katastrofës (PDNA), të cilin Shqipëria e pranoi menjëherë. I gjithë ekipi i ekspertëve ishte sakaq funksional më 16 dhjetor dhe filloi punën me qeverinë, veçanërisht me ministrin Bledi Çuçi dhe koordinatoren e PDNA -së, Milva Ekonomi dhe ekipin e saj. Më duhet të them se deri tani bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyer.

PDNA-ja është një qasje ndërkombëtare e hartuar së bashku nga BE-ja, BB-ja dhe OKB-ja, dhe kështu vendimi i Shqipërisë për ta përdorur këtë metodologji do të japë besueshmërinë dhe sigurinë që u nevojitet donatorëve për ta ndihmuar Shqipërinë.

Objektivi kryesor është i dyfishtë: së pari, të vlerësojë efektet dhe ndikimin e tërmetit në sektorët dhe popullsinë e prekur dhe në përgjithësi në zhvillimin socio-ekonomik të zonave të prekura dhe në një nivel më të gjerë kombëtar; së dyti, për të përcaktuar një strategji të rimëkëmbjes me afat të shkurtër, të mesëm dhe më të gjatë, duhen veprime me përparësi dhe vlerësim kostosh, si dhe një strukturë ndërhyrjeje.

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se PDNA-ja adreson si dëmin fizik, ashtu edhe dimensionet e tjera, të tilla si qasja në shërbime, aspektet e qeverisjes, reduktimi i rreziqeve dhe dobësive, si dhe humbjet ekonomike. Prioriteti i të gjithëve këtu është “të rindërtojmë më mirë” për të rritur aftësinë ripërtëritëse të këtyre zonave.

Komisioni Evropian ka njoftuar një angazhim të parë prej 15 milionë eurosh për nevoja të rimëkëmbjes, dhe i ka ofruar Shqipërisë të organizojë një konferencë të donatorëve për të mobilizuar burimet financiare bazuar në raportin e PDNA-së. Jam i lumtur të njoftoj se konferenca do të zhvillohet më 17 shkurt, në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel.

Do të ftohen më shumë se 140 vende, organizata ndërkombëtare, institucione financiare ndërkombëtare, sektori privat dhe përfaqësues të shoqërisë civile në nivelin më të lartë.
Unë jam shumë i vetëdijshëm që një numër i madh familjesh ende jetojnë në tenda dhe janë në rrezik për shkak të sezonit të dimrit.

Prandaj, Komisioni Evropian ka dislokuar një ekspert të reagimit ndaj emergjencave në Shqipëri për të ndihmuar për mbikëqyrjen e nevojave humanitare të popullatës së prekur.