Nenkryetari i Bashkisë Vau-Dejës Admir Hqasmegaj ka pritur sot në ambjentet e bashkisë ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca. Fillimisht ambasadori së bashku deputeten Rudia Hajdari dhe me nënkryetaren e Aleancës së Grave Deputete,

Eglantina Gjermeni vizituan këndin e Bashkimit Europian në këtë bashki . Takimi u organizua me rastin e 8-marsit festës së gruas. Gjatë takimit u diskutua mbi projektet e financuara nga programet e BE – së, prej të cilave bashkia e Vau-Dejësit është përfituese, si dhe mbi thirrjet e hapura për projektet në vijim.

Ambasadori Soreca u njoh me problemet sociale të kësaj zone sic është mungesa e transportit public, ujit të pijshëm apo sistemit shëndetësor.

Ai siguroi drejtuesit e kësaj bashkie se bashkimi europian do të mbështesë bashkinë e vau-dejësit me projekte sic ka bërë edhe më përpara

Pas vizitës në bashki ambasadori Luigi Soreca mori pjesë në inaugurimin e qëndrës së gruas Hapat e Lehtë. Gjithashtu fëmijët e qëndrës kulturore të kësaj bashkie kishin përgatitur një aktivitet me kënge e valla tradicionale të zonës

Artikulli paraprakSHKODËR, BE: NUK KA INTEGRIM PA MARRËVESHJEN PS-PD
Artikulli tjetërBIXHOZI, GRUAJA NGA PUKA PAS DIVORCIT IA DOLI E VETME