Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, tha se heqja dorë nga mandatet e tyre nga deputetët e opozitës, minon procesin e integrimit të Shqipërise.

Soreca: Në këtë moment është shumë herët të bëj ndonjë parashikim. Pasiguria në vend është shumë e lartë. Ne kemi hyrë në këtë situatë vetëm dje.

Ka kaluar shumë pak kohë. Ajo që mund të them është se pa dialog nuk ka zgjidhje në rrugën e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian në të cilën ajo ka bërë një progres shumë të madh.

Heqja dorë nga mandatet, minon procesin integrues të Shqipërisë drejt BE-së. Deputetët kanë përgjegjësi ndaj votuesve, presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në dialog.

Deklaratat e tij u bënë nga qyteti i Korçës.

Artikulli paraprak27 PROKURORËT E SPAK; NIS PËRZGJEDHJA SIPAS CV TË NJERËZVE QË DO LUFTOJNË KORRUPSIONIN
Artikulli tjetërSHQIPTARI FUTET ME MAKINË BRENDA DEUTSCHE BANK