Kur na ndajnë 24 orë nga protesta e opozitës, ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca shpreson se do të jetë paqësore dhe të nxirren mësime prej saj.

Sorecai kërkon nga partitë opozitare të marrin në konsideratë mbështetësit e tyre.

Beti Njuma: Jemi 24 orë larg nga protesta e opozitës që do të mbahet nesër. Cfarë prisni nga kjo protestë dhe çfarë thirrje do ti bënit opozitës?

Luigi Soreca: Së pari dua të them që respektoj të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre në mënyrë të lirë. Për këtë arsye uroj atyre që duan të shprehin qëndrimin e tyre nesër, shpresoj ta bëjnë në një mënyrë të duhur dhe të paqme. Këtë e kam ritheksuar shumë herë përpara protestave të rëndësishme.

Është e rëndësishme që opozita të shprehë pakënaqësinë e saj, por shpresoj shumë që kjo protestë të mbesë tek kufijtë e të paqmes dhe disa mësime të nxirren nga ato gjëra që do të mund të ndodhin nesër dhe të ketë një reflektim për të menduar se afatet kohore po kalojnë dhe që zgjedhësit që i qëndrojnë afër partive politike të merren në konsideratë në lidhje me zgjedhjet që do të ndodhin për një muaj e gjysmë.

Artikulli paraprakARRESTOHET NË KRYEQYTET ITALIANI I DËNUAR PËR MASHTRIM
Artikulli tjetërPOLICIA PROCEDOHEN PENALISHT 9 QYTETARË