Sot përkujtohet 29-vjetori i rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha.

Më 20 shkurt të vitit 1991 mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik.

Rrëzimi i shtatores së Hoxhës u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij.

Momenti kur statuja e Enver Hoxhës u rrëzua atë ditë të ftohtë shkurti me dhunë, por edhe që u tërhoq zvarrë njihet si akti simbolik i rrëzimit të diktaturës.

Artikulli paraprakVENDI MBËRTHEHET NGA SHIU, DËBORË NË ZONAT MALORE
Artikulli tjetërTË SHTËNA ME ARMË NË DY KLUBE NATE NË GJERMANI, 11 VIKTIMA DHE 5 TË PLAGOSUR